Mër, Dhj 2, 2020
Banner Top
Banner Top
Kryeqytetit iu shtua edhe një kopsht  për fëmijë

Përfundimi I pushimit të lehonisë, dhe rikthimi në punë gjithmonë përjetohet rëndë si nga prindërit ashtu edhe nga foshnjat.
Ndarja për 8 ose më shumë orë, vështirë pranohet nga të dyja palët.

Sikur nuk mjafton gjendja emocionale, këtë periudhë e vështirëson edhe më shumë “pikëpyetja” e madhe “ku ta lë fëmijën”, ose “kujt të ja besojë mbikëqyrjen”

Gjyshërit, dadot dhe kopshtet janë tre opsionet të cilat praktikohen nga prindërit e rinj.

Fatmirësisht tregut tonë çdo ditë e më shumë po I shtohen vende të shumta për mbikëqyrjen e fëmijëve.

Me infrastrukturë të mirë, program  edukativë, staf profesional, kopshtet e fëmijëve janë vendi ku më së shumti prindërit gjejnë qetësi.

Socializimi me bashkëmoshatarët tjerë, njohja e fytyrave të reja, respektimi I orarit të ushqimit dhe gjumit janë disa nga përfitimet që sjellë një kopsht.

Por kujdes, çdo herë adaptojeni gradualisht, në mënyrë që fëmijët të presim ne gëzim mëngjesin për të shkuar tek shokët e shoqet.

Bisedoni në shtëpi për edukatorët se sa të mira janë, bisedoni për aktivitet që do të bëjnë të nesërmen, krijoni fëmijëve rehatinë, qetësinë dhe besimin për atë vend që nga qetësia juaj, nga fjalët tuaja që reflektojnë besim.

Në këtë mënyrë ia lehtësoni vetës, fëmijës edhe edukatorëve adaptimin më të shpejtë.

Së fundmi në Prishtinë është hapur edhe një kopsht I ri, I cili ofron mundësi të ndryshme për mosha të ndryshme.

Është ky kopshti”Dia” / Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë