Mër, Dhj 2, 2020
Banner Top
Banner Top
Kriza e COVID-19: BE ndan 26.5 milionë euro për Kosovën

Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës kanë nënshkruar një kontratë, sipas së cilës Kosova do të përfitojë 26.5 milionë euro si ndihmë për zbutjen e krizës që po shkakton koronavirusi.

Pagesa  20.5 milionë do të bëhet në fund të këtij viti.

Në vecanti këto fonde do të përdoren për t’u ndihmuar ndërmarrjeve të vogla, për t’u dhënë subvencione fermerëve, për t’u ndihmuar komuniteteve etj.

Udhëheqës i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues i Posaçëm i BE-së, Tomas Szunyog, shprehu kënaqësinë për mundësinë që Kosova të ndihmohet sërish me ndihmë konkrete nga BE-ja.

“Kosova dhe pjesa tjetër e Evropës janë në mes të pandemisë COVID-19. Më vjen mirë që përmes kësaj mbështetjeje, BE-ja do të jetë në gjendje t’u ndihmojë bizneseve dhe grave dhe burrave të cenueshëm për të përballuar vështirësitë financiare me të cilat përballen në këtë situatë të vështirë”, tha Szunyog, transmeton Telegrafi.

Kontrata u nënshkrua në mes të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe ambasadorit Szunyog. /familjajone

Arkiva

Kategoritë