Pre, Mar 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Krasniqi viziton Pediatrinë, deri tani në këtë klinikë janë trajtuar 73 fëmijë të prekur me COVID-19

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, qëndroi në Klinikën e Pediatrisë, për të parë nga afër punën që po bën stafi shëndetësor në trajtimin e fëmijëve të prekur me virusin COVID-19.

Ai falënderoi për punën e madhe mjekët dhe infermierët, derisa i inkurajoi që të vazhdojnë të jenë në krye të detyrës edhe më tutje, i bindur që mantelbardhët do të ngadhënjejnë edhe në këtë betejë.

Në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, që nga fillimi i pandemisë janë trajtuar 73 fëmijë të prekur me COVID-19, fatkeqësisht një fëmijë, i cili kishte edhe probleme tjera shoqëruese, kishte ndërruar jetë.

Pediatria ka ngritur njësinë COVID në hapësirat e saj më 25 korrik, e cila funksionon me kapacitet të plotë, duke ofruar shërbime shëndetësore për të gjithë pacientët e dyshuar apo të konfirmuar me COVID-19. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë