Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
KQZ njofton për procesin zgjedhor, kërkon të respektohen masat anti-Covid gjatë votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka mbajtur konferencën e parë për të treguar rreth procesit zgjedhor në Komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës së Veriut.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka deklaruar se në të dy komunat janë hapur me kohë vendvotimet.

“Sot në dy komunat e Republikës së Kosovës, Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetarin e tyre.  Sipas raportimeve nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve nga këto dy komuna, të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohën e planifikuar dhe të përcaktuar me ligj”, ka deklaruar Elezi.

Ai ka treguar se në Podujevë janë 87 mijë e 381 qytetarë me të drejtë vote, ndërkaq në Mitrovicën e Veriut janë 23 mijë e 313.

“Në komunën e Podujevës, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 87 mijë e 381, ndërsa numri i qendrave të votimit është 45 me gjithsej 115 vendvotime. Në komunën e Mitrovicës së Veriut, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 23 mijë e 313, ndërsa numri i qendrave të votimit është 7 me gjithsej 27 vendvotime”, ka thënë Elezi.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë masat anti-covid gjatë votimit.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e masave mbrojtëse sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore”, ka deklaruar Elezi. /Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë