Pre, Mar 22, 2024
Banner Top
Banner Top
Koronavirusi shpallet pandemi nga OBSH-ja

Virusi COVID-19 është shpallur pandemi nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shefi i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se numri i rasteve jashtë Kinës është rritur 13 herë gjatë dy javëve të fundit.

Ndryshe, pandemi quhet atëherë kur një sëmundje përhapet në shumë vende të botës në të njëjtën kohë.

Sidoqoftë, doktori Tedros tha që pavarësisht kësaj, OBSH nuk ka ndryshuar këshillat e saj për atë që vendet e prekura duhet të bëjnë.

Ai u bëri thirrje qeverive që të ndërmarrin “veprime urgjente”.

“Disa vende kanë demonstruar se ky virus mund të shtypet dhe kontrollohet”, tha ai. Qeveritë duhet të krijojnë një ekuilibër të mirë midis mbrojtjes së shëndetit, minimizimit të përçarjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut”.

“Ne jemi në këtë së bashku për të bërë gjërat e duhura me qetësi dhe për të mbrojtur qytetarët anë e mbanë botës. Kjo gjë është e mundur,” tha ai./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë