Pre, Mar 5, 2021
Banner Top
Banner Top
Koronavirusi – Peruja kufizon lëvizjen në bazë të gjinisë

Peruja nisi me zbatimin e masave të rrepta kundër përhapjes së koronavirusit, duke kufizuar lëvizjen e njerëzve në bazë të gjinisë.

Burrat mund të dalin nga shtëpia të hënave, të mërkurave dhe të premteve; gratë mund ta bëjnë këtë të martave, të enjteve dhe të shtunave; të dielave nuk lejohet askush të dalë nga shtëpitë.

Panamaja ka ndërmarrë masa të ngjashme pak ditë më parë.

Peruja ka regjistruar mbi 1, 400 raste të të infektuarve me koronavirus, ndërsa 55 persona, të prekur me sëmundjen COVID-19 që e shkakton koronavirusi, kanë vdekur.

Rregullat e reja në Peru hynë në fuqi të premten dhe do të zgjasin deri më 12 prill, kur planifikohet të hiqet izolimi mbarëkombëtar, i vendosur më 16 mars.

Presidenti Martin Vizcarra ka thënë se masat e mëparshme të kontrollit kanë dhënë rezultate të mira, “por jo atë që shpresohej”.

“Ne duhet të kemi më pak njerëz në rrugë çdo ditë”, tha ai.

Ministri i Brendshëm, Carlos Moran, tha se policia dhe forcat e armatosura do t’i zbatojnë masat e reja.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë