Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Koronavirusi, katër raste të reja – 163 raste aktive në Shqipëri

Vetëm katër raste të reja janë konfirmuar në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Rastet e reja janë përkatësisht: 2 në Krujë, 1 në Berat dhe një në Tiranë.

Mjekja Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet.

“Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri”.
“Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive”.

“Në 24 orët të fundit janë testuar 243 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19. Që nga fillimi epidemisë, sot shënohet dita me pozitivitetin më të ulët në vend, ndaj totalit të testimeve ditore, me vetëm 1.64 %”.

“Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv 4 qytetarë, përkatësisht 2 qytetarë në Krujë, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat. Të shëruar janë 28 qytetarë.
Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 876 qytetarë. 682 qytetarë janë shëruar, ose rreth 78% e të gjithë të prekurve”, tha ajo, raporton Tch.

Youtube

Arkiva

Kategoritë