Pre, Jan 22, 2021
Banner Top
Banner Top
Koreja e Jugut regjistron numrin më të lartë të rasteve ditore me koronavirus që nga prilli

Ditën e sotme, autoritetet shëndetësore të Koresë së Jugut raportuan rritjen më të lartë ditore të rasteve me koronavirus në rreth dy muaj.

“Dje u raportuan 79 raste të reja, duke e çuar numrin e të infektuarve në 11 344”, sipas Qendrave Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC). “Numri i viktimave brenda natës nuk pësoi rritje dhe qëndron në 269.”

Që nga 5 prilli, numri i rasteve ka qenë në rënie, kur u raportuan 81 raste të reja.

Shumica e rasteve të reja janë të lidhura me një infeksion të përhapur në qytetin Bucheon, jashtë Seulit, njoftoi agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut, Yonhap.

Arkiva

Kategoritë