Mar, Tet 20, 2020
Banner Top
Banner Top
Konsumimi i sheqerit dhe zemra?

Shkruar nga Dr. Gëzim BerishaKardiolog

Kur është puna te shëndeti sheqeri ka një shije të idhët. Kjo sepse janë numër i madh i studimeve shkencore që kanë konstatu se konsumimi i tepërt i sheqerit paraqet një rrezik të madh për shëndetin. Sheqeri ndodhet në shumicën e produkteve ushqimore që konsumohen cdo dite siq janë pemët, perimet, drithërat etj. Por konsumimi i këtyre sheqernave është në rregull dhe nuk paraqet ndonjë problem shëndetësor .
Problemi me sheqerin fillon në momentin kur ne përdorim sheqer shtesë për t’i ëmbëlsuar edhe më shumë produktet e ndryshme ushqimore. Ky sheqer më së shumti gjendet në ushqimet e fabrikuara siq janë janë pijet energjike, pijet e ndryshme sportive, cokoladat etj. I njëjti është edhe sheqeri që i shtojmë kafes ose cajit gjatë konsumimit të përditshëm.
– Duke i marr parasysh të gjitha këto një njeri i rritur mesatarisht konsumon 24 lugë caji sheqer gjatë ditës, shumë më shumë së nevojat e organizmit për të. Sipas shoqatës amerikane të zemrës doza maksimale e sheqerit shtesë gjatë ditës nuk guxon të kalojë 9 lugë ose 36 gram.
Ky sheqer i shtuar ka efekt të madh në shfaqjen e obesitetit, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. 
– Edhe nëse nuk keni mbipeshë trupore konsumimi i tepërt i sheqerit rrit shumë riskun për vdekj’e nga sëmundjet e zemrës thot një studim i publikuar në JAMA Internal Medicine.
Një porosi për ta mbajtur mend ‘’aq më shumë që konsumoni sheqer aq më të larta janë gjasat që të sëmureni nga sëmundjet e zemrës’’. /Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë