Pre, Shk 26, 2021
Banner Top
Banner Top
Konfirmohen edhe 36 raste të reja me koronavirus në Kosovë, arrin në 423 numri i të prekurve

Janë konfirmuar edhe 36 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur IKSHPK përmes një njoftimi në Facebook.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, nëntë (9) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: katër (4) raste Ferizaj, katër (4) raste Talinovc dhe një (1) rast Mirash), tetë (8) raste nga komuna e Kamenicës (sipas vendbanimit: katër (4) raste Topanicë, katër (4) raste Hodonovc), pesë (5) raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit: katër (4) raste Prizren dhe një(1) rast Skorobishte), tre (3) raste me vendbanim në Gjakovë, dy (2) raste me vendbanim në Prishtinë, dy (2) raste me vendbanim në Mitrovicë e veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Suharekë, Lipjan, Ramjan-Viti, Banjë-Malishevë, Studenicë-Istog, Lëbushë-Deçan dhe Zveçan:, thuhet në njoftimin e tyre.

Arkiva

Kategoritë