Mar, Jan 19, 2021
Banner Top
Banner Top
Konfirmohen edhe 10 raste të reja me koronavirus, vetëm një i shëruar

Janë konfirmuar edhe 10 raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke e çuar në 236 numrin e rasteve aktive.

Këtë e bëri të ditur Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës.

“Sot më 15 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 236 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 10 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

IKSHPK-ja gjithashtu ka bërë të ditur se vetëm një person është shëruar nga koronavirusi në Kosovë.

“Sot më 15 maj 2020, është shëruar edhe 1 pacient derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 691 raste”, njofton IKSHPK./Familja Jonë

Arkiva

Kategoritë