Hën, Tet 26, 2020
Banner Top
Banner Top
Klinika e Radiologjisë  – Gati 70 mijë shërbime për 6 muaj

Për gjashtë muajt e fundit në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) kanë kryer ekzaminime të ndryshme radiologjike mbi 68 mijë pacientë E së shpejti ekipi mjekësor dhe pacientët që kanë nevojë për shërbimet e kësaj klinike, do të kenë kushte më të mira, pasi ka filluar riparimi i saj.

Muret, dyshemeja e vjetër prej 50 vitesh, dyert, dhomat, dritaret, kabinetet e gjithçka tjetër në radiologji, do të marrë krejtësisht pamje të re. Tashmë kanë nisur edhe punët të bëhen atje dhe pas përfundimit infrastruktura e Klinikës së Radiologjisë në QKUK do të jetë moderne.

Për këtë drejtori i kësaj klinike, Bujar Gjikolli ka treguar për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus se pas shumë dekadave tani po nisin investimet në përmirësimin e kushteve të punës për stafin mjekësor dhe shërbimit për pacientë.

“Pas shumë dekadave që nuk ka pas investime në përmirësimin e kushteve të punës dhe kushteve për pacientë, tani po bëhen punime në Repartin e Radiologjisë. Investimet do të kapin shumën prej rreth 300 mijë euro. Rinovohen të gjitha dhomat, të gjitha kabinetet, si dhe do të krijohen tri kabinete të ultratingullit që kemi pas dy. Do të krijohet hapësira e pritjes dhe do të bëhet funksionalizimi adekuat i qarkullimit të pacientëve dhe personelit, duke mos u kryqëzuar këto. Gjithë këto me qëllim të shërbimit sa më të mirë, më të shpejtë dhe më kualitativ të ekzaminimeve radiologjike në klinikën tonë”, tha Gjikolli.

Me këtë riparim, për herë të parë do të instalohet edhe softueri për menaxhimin e pacientëve në kuadër të sistemit informativ shëndetësor dhe tri kabinete të ultratingullit.

Edhe përkundër sfidave të shumta me të cilat po përballet ky repart, drejtori Gjikolli thotë se po mundohen që me punën dhe angazhimin e personelit t’i tejkalojnë.

“Mendoj që shumë do ta ndihmojë punën. Për shkak që për herë të parë do ta kemi edhe sportelin e hapur dhe do ta instalojmë për herë të parë softuerin e menaxhimit të pacientëve në kuadër të sistemit informativ shëndetësor. Do të kemi edhe tre kabinete të ultratingullit. Do të kemi edhe dyert e atestuara që është njëra prej kërkesave tona në kuadër të ndërrimit të dyerve të kabinetit të zonave të rrezatimit dhe të jemi të sigurt që po punojmë në një ambient të sigurt. Sfida ka shumë por po mundohemi me punë dhe angazhim të personelit tonë t’i tejkalojmë këto dhe t’iu ofrojmë shërbime më të mira pacientëve tonë”, potencon ai.

Klinika e Radiologjisë aktualisht është duke funksionuar një TK6 shtresore e që brenda dy javëve do të instalohet edhe një TK 16 shtresore.  Veç kësaj, në mesin e muajit nëntor kjo klinikë do të ketë edhe një rezonancë magnetike.

Vetëm brenda gjatë mujorit të vitit 2019-të, në këtë klinikë janë shërbyer 68 mijë e 193 pacientë.

Në këtë numër, 44 mijë e 166 janë shërbime të radiografisë.

“Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti ku janë shërbyer 68 mijë e 193 pacientë të evidentuar si tërësi. Ndërsa në radiografi janë bërë 41 mijë  e 166, tomografi e kompjuterizuar janë 10 mijë e 265 pacientë , rezonancë magnetike 30 mijë e 96-të , mamografi 1451, ultratingulli 11503, TK Antiografia322, Angiografi DSA 322 dhe Ëiopsi 384”, ka treguar doktor Gjikolli.

Rinovimi i Klinikës së Radiologjisë pritet të përfundoj brenda tre muajve, por edhe gjatë kësaj periudhe kohore, në këtë repart do të vazhdohet të ofrohen shërbime për pacientët.

Burimi: Fakte Plus

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë