Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Klinika Neonatologjike: Për tre muaj janë trajtuar 1918 foshnje me probleme të natyrave të ndryshme

Klinika e Neonatologjisë gjatë 3 muajve të fundit ka ofruar shërbimet e nevojshme shëndetësore për të gjitha foshnjat, përkundër situatës së krijuar me virusin COVID- 19.

Nga të dhënat e dala prej raportit të punës, në këtë klinikë janë trajtuar 1918 foshnje me probleme të natyrave të ndryshme.
72 prej tyre, janë transferuar nga spitalet regjionale, përfshirë edhe ato private, për trajtim të mëtutjeshëm.

Nga numri i përgjithshëm, në Neonatologji janë pranuar 149 foshnje të lindura para kohe, gjersa kujdesit intensiv i janë nënshtruar 223 foshnje.

Image may contain: 1 person
Image may contain: 6 people, people standing

Youtube

Arkiva

Kategoritë