Mër, Dhj 2, 2020
Banner Top
Banner Top
Klinika e Pediatrisë kërkon testime më të shpejta për fëmijët

Duke e parë situatën me koronavirus dhe kohën e gripave sezonalë, Klinika e Pediatrisë kërkon që të ketë testime më të shpejta ndaj COVID-19.

Sfidë për ta do të jetë diferencimi i fëmijëve me gjendje gripale dhe atyre me COVID-19, prandaj u bëjnë thirrje institucioneve të shëndetësisë që të kenë teste më të shumta dhe të shpejta për fëmijë.

Vetë drejtoresha e këtij instituti, Drita Telaku-Qosaj, në një intervistë për KosovaPress, e vë në pah se shqetësim kryesor është mungesa e testimit të fëmijëve, transmeton Telegrafi.

“Nëse ka mundësi institucionet tona së paku për fëmijë të kemi testime pak më të shpejta, në kuptim terapi testit, ose teste të tilla që ndoshta të na bëjnë një diferencim të fëmijës që është me Covid-19, fëmijë i cili është me virus të stinës, ndoshta testimi do të jetë një sfidë sepse pasqyra klinike është shumë e ngjashme me një grip sezonal me një fëmijë me Covid-19, me ndonjë virus tjetër që paraqitet. Është vështirë klinikisht me e diferencuar, se me cilën kemi të bëjmë. Sfidë do të jetë diagnostikimi dhe diferencimi i këtyre fëmijëve, edhe pastaj mjekimi kuptohet është pjesa tjetër”, thotë ajo.

Ajo ndër të tjera shtoi se momentalisht në klinikë po trajtohet vetëm një fëmijë me COVID-19. Tashmë kur jemi afër dimrit, për të edhe tërë institucionin, sfidë kryesore mbetet diferencimi i fëmijëve me gjendje gripale dhe atyre me koronavirus.

Që nga data 25 korrik, në këtë klinikë janë trajtuar 46 fëmijë me COVID-19, shifër kjo që ka rënë dukshëm ditëve dhe muajve në vijim.

Arkiva

Kategoritë