Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Kjo është mënyra më e lehtë që fëmijët tuaj të mësojnë fjalë të reja!

Çelësi për të ndihmuar fëmijën tuaj të mësojë fjalë të reja mund të jetë gjetja e një shoku të mirë studimi.

Përderisa është e ditur se fëmijët marrin modelet e të folurit nga familja e tyre, një studim i ri ka gjetur se ata mësojnë më mirë nga fëmijët e tjerë.

Studiuesit thonë se kjo mund të jetë për arsye se ata u përshtaten më mirë zërave që tingëllojnë si të tyre.

“Pjesa më e madhe e asaj që dimë për botën mësohet nga njerëzit e tjerë”, tha Yuanyuan Wang, nga Universiteti Ohio State. ‘Kjo është veçanërisht e vërtetë për fëmijët.’

Në studimin, që do të prezantohet në Takimin e 177 të Shoqërisë Akustike të Amerikës, hulumtuesit nga Universiteti i OSU dhe Purdue kanë krijuar dy eksperimente për të përcaktuar se si 2-vjeçarët ndikohen nga fjalimi i njerëzve rreth tyre.

Në një skenar, fëmijëve u treguan dy incizime njëkohësisht të dy personave duke recituar ninulla, në të njejten kohë duke dëgjuar të folur që përshtatej me moshën ose gjininë e personave në video.

Ata pastaj u ngarkuan me një detyrë  që kërkonte përputhjen e moshës dhe gjinisë vokale me atë që ata do të shihnin.

Në eksperimentin e dytë, fëmijëve u mësuan fjalë të reja nga folësit e moshave të ndryshme,dhe, sipas studiuesve, 2-vjeçarët duket se mësojnë më mirë sesa fëmijët e tjerë, në këtë rast ata të moshës 8 deri në 10 vjeç.

“Është fascionuese të mësojmë se fëmijët treguan të mësuar selektiv nga fëmijë tjerë folës”, tha Wang.

“Kjo ka implikime për njohjen sociale dhe të mësuarit selektiv shoqëror”.

Studiuesit thonë se fëmijët mund të jenë më të aftë në marrjen e modeleve të të folurit të shokëve të tyre, dhe, kjo sjellje mund të ndikojë në preferencat e fëmijëve në grupet shoqërore edhe më vonë në jetë.

Të gjitha këto janë të lidhura me arritjet e mëvonshme personale, akademike, sociale dhe të përgjithshme./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë