Pre, Shk 26, 2021
Banner Top
Banner Top
Kjo është gjendja e pacientëve me koronavirus

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka njoftuar për gjendjen e pacientëve të cilët janë të shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK.

”Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 22/04/2020, janë të hospitalizuar gjithsej 62 pacientë.

Prej tyre të sëmurë me Covid 19 janë gjithsej 58 pacientë.

Nga 58 pacientë të infektuar me Covid 19:
• 46 raste janë në gjendje stabile
• 11 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
• Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient, i cili është në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.

Sot do të lirohen nga klinika 4 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid 19.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.

(Burimi: Klinika Infektive-QKUK)”, ka shkruar Hoti.

Arkiva

Kategoritë