Enj, Mar 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Kishin ardhur në Kosovë për rast vdekje, pas kthimit në Austri dy fëmijë preken nga COVID-19

Për shkak të një rast vdekje, një familje shqiptare kishte udhëtuar nga Austria për në Kosovë. Pas kthimit të saj, dy fëmijët u testuan pozitivë me Covid -19.

Udhëtimi i një familjeje nga Austria për në Kosovë, ka shkaktuar reagime në një komunë austriake. Pas kthimit të saj, dy fëmijë u testuan pozitivë me koronavirus.

“Nuk ishim të informuar për këtë rast”, ankohet një lexues i “Krone”, fëmija i të cilit ka qenë në kontakt me ta.

Kryetari i komunës Liezen i ka qetësuar banorët, shkruan krone.at, transmeton Albinfo Austria.

Një pasiguri e madhe po ekziston në një komune në Austri.

Testi pozitiv me koronavirus i dy fëmijëve që për shkak të një rasti të vdekjes kishin udhëtuar për në Kosovë, ka ngritur shqetësime të mëdha të banorët.

Sipas ankesave të tyre, djali i kësaj familje pavarësisht sëmundjes, kishte shkuar në shkollë dhe në ushtrime të futbollit.

Kryetari i komunës së rrethit të Liezenit, e ka konfirmuar rastin e dy fëmijëve të prekur me koronavirus. Megjithatë, familja në fjalë nuk i ka thyer asnjëherë rregullat e karantinës, përkundrazi ata iu përmbajtën secilit rregul.

“Sapo djali i tyre tregoi simptoma, ata e thirrën ekipin e emergjencës(1450). Pastaj më të marr konfirmimin për këtë rast, ata u vendosën në karantinë. Janë ndërmarr të gjitha masat, shkolla dhe klubi i futbollit është i informuar. E kuptoj plotësisht shqetësimin e prindërve, por nuk ka asnjë provë që dikush të jetë infektuar nga sëmundja e këtyre dy fëmijëve”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë