Mër, Mar 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Kirurgu nga Suhareka operon presidentin Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar të Kosovës.

Sipas personelit mjekësor, operacioni ka qenë i suksesshëm dhe presidenti është nën kujdesin e vazhdueshëm të personelit mjekësor profesional.

Intervenimit kirurgjik endourologjik të presidentit Thaçit e ka bërë kirurgu, Dr.Fahredin Veselaj.

Kështu ka bërë të ditur deputeti i PDK-së nga Suhareka, Enver Hoxhaj, i i cili gjatë vizitës që i ka bërë presidentit Thaçi ka falënderuar Dr.Fahredin Veselaj.

Kujtojmë se kirurgu i njohur, urologu Fahredin Veselaj, në vitin 2018 ishte suspenduar nga vendi i punës pasi që nuk ishte gjetur në vendi i punës gjatë kohës kur është dashtë të ishte në kujdestari.

Arkiva

Kategoritë