Pre, Mar 5, 2021
Banner Top
Banner Top
Kina raporton numër rekord të të infektuarve të ardhur

Autoritetet kineze i kanë raportuar 99 raste të reja të koronavirusit, dyfish më shumë se një ditë më parë. Kjo është shifra më e lartë në muajin e fundit, ndërsa u shënua rekord në numrin e infektimeve të jashtme.

Rritje shënoi edhe numri i personave të infektuar, të cilët nuk kanë simptoma. Gjatë 24 orëve të kaluara, u zbuluan 63 raste të tilla, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë. Një ditë më parë ishin shënuar vetëm 34 raste të të infektuarve pa simptoma.

Pothuajse të gjitha rastet e reja të të infektuarve janë persona të ardhur nga jashtë. Vetëm 2 nga 99 të infektuarit virusin e kishin marrë brenda vendit, shkruan “Reuters”. /Familja Jone

Arkiva

Kategoritë