Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
KFOR-i dhuron pajisje mjekësore në qendrën shëndetësore në veri të Kosovës

Ushtarët amerikanë dhe grekë të KFOR-it kanë dhuruar pajisje mjekësore, përfshirë këtu sterilizues, një elektrogram, sisteme të monitorimit të glukozës dhe mjete të tjera diagnostifikuese në qendrën lokale shëndetësore në Zervnicë, në veri të Kosovës.

“Donacioni është pjesë e ndihmës së dhënë paanshëm nga dega e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak të operacionit të udhëhequr nga NATO për institucionet lokale dhe komunitetet, për të përmirësuar mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

Doktoresha Mirjana Blagojeviq– zëvendës-drejtoreshë e Spitalit Rajonal të Mitrovicës – falënderoi pjesëtarët e Komandës Rajonale Lindje të udhëhequr nga SH.B.A. dhe të Ekipit Grek të Ndërlidhjes dhe Monitorimit për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar nga KFOR-i për institucionet shëndetësore lokale, veçanërisht gjatë COVID-19”, thuhet në njoftimin për media.

Që nga shfaqja e pandemisë në Kosovë, KFOR-i ka qenë vazhdimisht i angazhuar për të ndihmuar me pajisje mjekësore, në mënyrë që të përballohet sa më lehtë pandemia. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë