Sat, Feb 22, 2020
Banner Top
KËTO ZAKONE TË GABUARA JU KRIJOJNË INFEKSIONE URINARE

Dehidrimi – Kur pi pak, urinon më pak dhe kjo mund të shkaktojë më shumë infeksione të traktit urinar.

Mbajtja e urines – Nëse duhet të shkoni në tualet, shkoni. Gjithçka tjetër mund të presë. Në të kundërt, bakteret mund të ngecin në traktin urinar dhe të shkaktojnë infeskione.

Fshirja në drejtimin pas-para – Letra higjienike mund t’i shtyjë bakteret drejt uretrës, ndaj sigurohuni që gjithnjë të fshiheni në drejtimin para-pas.

Përdorimi i disa mënyrave të caktuara të kontraceptimit – Diafragmat mund të kenë filluar të përdoren sërish, por mund t’ju pengojnë në zbrazjen e plotë të fshikëzës së urinës.

Banjat me shkumë – Duke qenë se disa produkte për banjat përmbajnë përbërës sintetikë, ata mund të shaktojnë irritime të uretrës që mund të zhvillojnë më pas infeksione.

Konsumimi i tepruar i kafes, lëngjeve të frutave dhe alkoolit – Sa më e errët pija, aq më të shumta janë gjasat që të funksionojë si diuretik, duke ju bërë që të urinoni më shumë. Alkooli mund të irritojë fshikëzën, po ashtu edhe lëngjet e frutave me tepricë.

Veshja e rrobave të lagura – Rrobat e banjës dhe ato të stërvitjes ofrojnë ambientin perfekt me lagështirë për të cilin infeksionet kanë nevojë që të zhvillohen.

Përdorimi i lodrave të seksit të palara – Bakteret mund të kalojnë fare lehtë nga klitori tek uretra./Familja Jonë

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë