Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Këto produkte duhet të shmangen gjatë verës

Pikë së pari duhet të dini diçka, gjatë verës ne shpenzojmë më pak energji trupore sepse me rritjen e temperaturave organizmi ynë përdor më pak energji për ta ruajtur temperaturën e trupit. Por, rritet nevoja për hidratim.

Dhe këshilla që do të i’u vinte në ndihmë është: Sa më shumë ujë e sa më pak yndyra.

Gjatë këtyre ditëve ne jemi në kërkim të ushqimeve të lehta por që na mbajnë ngopur. Nuk është e lehtë të qëndrojmë të ekuilibruar në ushqyerje megjithatë, duke dashur të ju viejmë në ndihmë ne po ju sjellim një listë me produktet apo ushqimet që duhet t’i shmangni gjatë kësaj stine, përpos atyre që dihen, si: ushqimet e përpunuara apo ato djegës (pikante).
 

  • Pijet me sheqer dhe me gaz

Duket sikur na shuajnë etjen në second por është e gabuar sepse, sheqeri dhe ëmbëlsuesit artificial veprojnë si duerikë dhe ndikojnë në rritjen e dehidratimit. Gjithmonë konsumoni ujë dhe jo me akull sepse mund të shkaktojë dhimbje koke.
 

  • Ushqimet e skuqura

Në fakt është mirë t’i largojmë përgjithmonë nga konsumimi sepse përpos tjerave, shkaktojnë proces të tretjes më të ngadaltë dhe kështu vjen përgjumja dhe rëndesa, gjë që nëse shoqërohen edhe me temperatura të larta nga jashtë, ne nuk mund të funksionojmë me të gjitha kapacitetet tona. Kështu që, kërkoni dhe konsumoni ushqime që kërkojnë sa më pak përgatitje.
 

  • Mishi i kuq

Ka yndyrë e kalori të mira për trupin, por për vetëm gjatë dimrit sepse nëse konsumohen gjatë verës janë të vështira për t’u tretur. Orientohuni nga pula e gjeli i detit.
 

  • Ushqimet delikate

Ushqimet apo përgatitjet e ndryshme që përmbajnë produkte delikate si vezë, krema të ndryshëm, majonez e të tjera, duhet të konsumohen menjëherë, në të kundërtën më mirë është të mos i përdorni më sepse ringrohja e tyre shton rrezikun e helmimit nga to. Poashtu nuk duhet t’i lini në ambient të jashtëm por vetëm në frigorifer./NetDoktori

Youtube

Arkiva

Kategoritë