Pre, Shk 26, 2021
Banner Top
Banner Top
Këto janë shenjat klinike të koronavirusit pas të cilave duhet të shkoni tek mjeku

Simptomat më të zakonshme të koronavirusit Covid-19 janë ethet, lodhje dhe kollë e thatë. Të gjitha ata persona që kanë ethe, kollë, dhe vështirësi në frymëmarrje duhet të kërkojnë kujdes mjekësor

Disa pacientë mund të kenë dhimbje të fytit, rrjedhje nga huna ose diarre. Zakonisht këto simptoma janë të buta dhe fillojnë gradualisht, njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Disa njerëz infektohen me virusin, por nuk shfaqin ndonjë simptomë dhe nuk shfaqin ankesa. Shumica prej njerëzve të prekur, rreth 80 për qind shërohen nga sëmundja pa pasur nevojë për trajtim të veçantë.

Rreth 1 në 6 persona që preken nga koronavirusi sëmuren rëndë dhe zhvillojnë vështirësi në frymëmarrje. Njerëzit e moshuar dhe ata me probleme mjekësore si presioni i lartë i gjakut, problemet e zemrës, diabeti, kanë më shumë mundësi t’iu rëndohet gjendja nga koronavirusi.

Të gjitha ata persona që kanë ethe, kollë, dhe vështirësi në frymëmarrje duhet të kërkojnë kujdes mjekësor./Familja Jone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë