Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Këto janë shenjat e një lidhje të fortë

“Muaji i Mjaltit” në një lidhje dashurie, përfundon shpejtë. Më pas vjen jeta normale, ku jo cdo gjë duket e ëmbël dhe pozitive. Disa cifte, nuk arrinë asnjëherë që ta tejkalojnë këtë fazë dhe përfundojnë të ndarë.

Por janë disa shenja që tregojnë se lidhja juaj është e fortë, e ato janë:

Diskutoni për të ardhmen në mënyrë të qetë – nëse ju bëni plane për të ardhmen, pa ngritur zërin dhe pa u cenuar e drejta e tjetrit për të folur,  është një prej shenjave që ju e respektoni tjetrin e që lidhja juaj do të zgjasë.

Nuk e kontrolloni njëri – tjetrin – në një lidhje të shëndetshme njerëzit nuk kanë dëshira që ta kontrollojnë jetën e partnerit. Secili partner ka pasionet e veta prandaj edhe gjatë lidhjes, duhet t’i ndjekë ato.

Nuk bëni shumë drama – nëse qëndroni të qetë shumicën e kohës dhe nuk bëni drama cdo herë, është shenjë që lidhja juaj është e shëndetshme. Dramat në lidhje janë dërrmuese për të dy.

Jeni krenar me njëri – tjetrin – nëse jeni të lumtur për arritjet e partnerit tuaj, dhe ia tregoni atyre që ndiheni të lumtur, kjo do ia ngritë vetëbesimin tjetrit. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë