Mër, Mar 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Kështu sillen çiftet e lumtura

Çiftet duhet të mundohen që të ndajnë kohë për njëri – tjetrin, pasi shpesh ndodh që çiftet e dashuruara për shkak të mungesës së kohës, janë të palumtur.

Ne do ua rendisim disa këshilla që japin ekspertët në mënyrë që të keni lidhje të shëndoshë.

Gjejnë një hobi të përbashkët

Ndonëse është shumë e shëndetshme që secili person të ketë aktivitete personale, gjithashtu e shëndetshme është për lidhjen që çifti të ketë një hobi të përbashkët. Psikologët sugjerojnë që të zgjidhni një aktivitet dhe ta bëni atë kohë pas kohe.

Respektojnë kohën e njëri – tjetrit

Çiftet e lumtura janë edhe shumë intim me njëri – tjetrin. Por përveç intimitetit, ata e respektojnë hapësirën që i nevojitet njërit person.

Gjejnë kohë për të bërë pushime së bashku

Që një çift të ketë lidhje të lumtur, duhet të gjejnë kohë për eksperienca të reja dhe për pushime së bashku. Ideja është që të kaloni më shumë kohë kualitative me njëri -tjetrin.

Nuk flenë pa u pajtuar

Edhe nëse ka ndonjë problem, ju nuk duhet të shkoni të flini pa u pajtuar.

I thonë njëri -tjetrit ‘të dua’ së paku njëherë në ditë

Ndonëse kjo mund të tingëllojë shumë normale, por një kohe çiftet harrojnë t’i thonë njëri -tjetrit ‘të dua’. Kur ia përkujton që e do, atëherë kjo gjë i afron dy persona.

Mbështesin ëndrrat e tjetrit

Të jesh mbështetës ndaj ëndrrave dhe planeve mbi të ardhmen,  është qenësore që një çift të funksionojë si duhet. Çiftet e lumtura i dëgjojnë me vëmendje e më pas i mbështesin planet e partnerit.

Kultivojnë besimin dhe refuzojnë xhelozinë

Një lidhje pa besim, është e destinuar që të dështojë. Nëse njëri partner është posesiv ose xheloz, duhet të fillojë e të merret seriozisht me këtë çështje. .Familja Jone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë