Me shfaqjen e COVID-19 dhe me shpalljen e këtij virusi si pandemi, shumë kompani kanë vendosur që punëtorët e tyre të punojnë nga shtëpia.
Por si të qëndroni të shëndetshëm dhe produktiv gjatë kohës sa punoni në shtëpi?
Caktoni orët e punës – pra vendosni nga cila orë në cilën orë do të punoni. Kjo do të ju ndihmojë që të qëndroni të fokusuar.
Caktoje një vend të posaçëm për të punuar – nuk është ideja më e mirë që të punoni nga shtrati, pasi do ju marr gjumi. Vendosni që një kënd i shtëpisë të jetë vendi juaj i punës nga shtëpia.
Vendosni rregulla për anëtarët e familjes – mos i lejoni ata të ju shpërqendrojnë.
Merrni pushime – pra sikur në zyrë, edhe tani merrni pushime pas disa orësh punës dhe vendosni të dilni në oborr ose në ballkon.
Komunikoni me miqtë dhe kolegët – kjo do ju ndihmojë që të ndjeheni të lidhur me ta dhe të mos e ndjeni vetminë.