Die, Mar 7, 2021
Banner Top
Banner Top
Këshilla për gazetarët – si të raportojnë për koronavirusin?

Është detyra e gazetarëve që të komunikojnë informacione për publikun.

Kur ka situata të tilla si tani me koronavirus, roli i gazetarëve bëhet edhe më kritik.

Sidomos gjatë krizave të tilla, gazetarët duhet ta balancojnë informimin e publikut dhe mos përhapjen e frikës.

Ja disa këshilla se si duhet gazetarët të raportojnë tani për koronavirusin:

Kuptoni problemin që raportoni

Kur ka një krizë botërore, si tani, ka shumë informacione që qarkullojnë dhe kjo jo gjithmonë është mirë. Gazetarët duhet ta kuptojnë deri në thelb problemin për të cilin raportojnë.

Fokusohuni në raportim jo në analizim

Natyrisht që opinionet dhe analizat kanë rolin e tyre, por atë nuk duhet ta bëjnë gazetarët por profesionistët.

Verifikoni shifrat

Gazetarët duhet të raportojnë në bazë të shifrave, por ato duhet t’i verifikoni në dy apo më shumë burime.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë