Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Kërkohet dorëheqja e drejtorit të Arsimit në Fushë Kosovë

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Islam Shabani, që të japë dorëheqje.

Krejt kjo ka ngjarë pasi, sic thuhet në komunikatën e PDK-së, shkolla e mesme e ulët “Mihal Grameno” tash e 14 ditë nuk ka mbajtur fare mësim online.

“Tash e katërmbëdhjetë ditë nuk është zhvilluar mësimi online në SHFMU ‘Mihal Grameno’ të Fushë Kosovës. Që nga mbyllja e saj për shkak të koronavirusit nuk është mbajtur asnjë orë me platformën zoom, google etj. ashtu siç edhe parashihet me planin e Ministrisë së Arsimit. Janë humbur plot 5200 orë mësimore gjatë kësaj periudhe. Është e papranueshme që rreth 3400 nxënës të mbesin pa mësim, shkaku i neglizhencës dhe i papërgjegjësisë së DKA-së në Fushë Kosovë, e cila nuk është në gjendje ta menaxhojë arsimin as në kushte normale. Nxënësve u është thënë vetëm ta përcjellin nga televizionet mësimin, por nuk ka pasur asnjë mbikëqyrje apo angazhim të mësimdhënësve në këtë proces”, thuhet në komunikatën e PDK-së në Fushë Kosovë, transmeton Koha.net.

Tutje në komunikatë kërkohet dorëheqja e Islam Shabanit, pasi dështoi në kryerjen e obligimeve të tij. DKA ka dështuar në përmbushjen e detyrave të saj, andaj drejtori i arsimit në Fushë Kosovë, Islam Shabani, duhet të japë dorëheqje. Ndërkaq, kërkojmë që sa më shpejt të fillojë mbajtja e mësimit online për nxënësit e ‘Mihal Grameno’”. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë