Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Kërcitja e gishtrinjëve, sa është e dëmshme për shëndetin tonë?

Pothuajse të gjithë nga ne e kemi provuar të pakten një herë t’i kërcasim gishtrinjë. Ky veprim në të shumtën e rasteve shndërrohet në një shprehi dhe e kemi vështirë të mos e përserisim shpesh gjatë ditës.

Disa të tjerë, kërcitjen e gishtrinjëve e shohin si diçka që na bën ta largojmë tensionin dhe të çlirohemi nga energjia negative.

Por a është e rrezikshme për shëndetin tonë? Disa eksperimente thonë se po.

Sipas këtyre eksperimenteve, kërcitja e gishtrinjëve shkakton hapësirë në mes nyjave të gishtit, kjo mund të shkaktojë shpërthim, gjë që mund të ndikojë keq në organizëm. Është njësoj sikur ta fryejmë një tullumbace dhe pastaj t’ia zgjerojmë muret e saj. Njëjtë edhe me gishtrinjë, duke e rritur hapësirën mes tyre ne mund t’i dëmtojmë deri në shpërthimin e atyre që njihen si “fluska gazi” e që na pamundësojnë t’i kërcasim gishtrinjtë shpesh.

Sidoqoftë, ka teori të ndryshme për këtë problem. Por nuk mund të hidhen poshtë rastet kur njerëzit kanë hasur problem me lëvizje gishtash pas kërcitjes së tyre./familja jone

Tags:

Lajme te ngjajshme

No Related Article

Youtube

Arkiva

Kategoritë