Die, Tet 25, 2020
Banner Top
Banner Top
Keni dhimbje koke? Kur duhet të shqetësohemi?

Dhimbja e kokës mund të kthehet në mjaft shqetësuese edhe pse në shumicën e rasteve nuk është kërcënuese për jetën. Në më të shumtën e rasteve dhimbjet e kokës janë të shkaktuara nga një prej katër sindromave të përmendura më poshtë:

  • Dhimbje e kokës tensive
  • Migrena
  • Dhimbje koke kronike 
  • Dhimbje koke të tipit “Cluster”

Simptomat e dhimbjeve tensive të kokës mund të jenë:

  • Trysni dhe shtrëngim në të dy anët e kokës
  • ​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​Dhimbje e lehtë në të moderuar që është e vazhdueshme dhe pa pulsim
  • ​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​Dhimbja nuk përkeqësohet nga aktiviteti fizik
  • ​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​Dhimbja mund të intesifikohet ose pakësohet me intervale
  • ​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​Mund të keni ndjeshmëri të shtuar në muskujtë e kokës, qafës dhe shpatullave

Simptomat e migrenës mund të jenë:

  • Dhimbja e kokës fillon gradualisht dhe intesifikohet brenda një ose më shumë orësh
  • ​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​Dhimbjet janë të qëndrueshme dhe të forta. Mund të shoqërohen me pulsim
  • Dhimbjet përkeqësohen nga drita, lodhja, lëvizjet e kokës dhe aktiviteti fizik
  • Dhimbja mund të shoqerohet me nauze dhe të vjella
  • Prania e aurës para fillimit të dhimbjes së kokës

Simptomat e dhimbjes së kokës të tipit Cluster mund të jenë:

  • Nis shpejt dhe arrin pikun brenda disa minutave
  • Dhimbje e fortë dhe e vazhdueshme, me raste mund të jetë pulsuese
  • Mund të ndodh deri në 8 herë në ditë, por zgjat nga 15 minuta deri në 3 orë
  • E merr origjinën zakonisht rreth syrit
  • Dhimbja është gjithmonë në njërën anë të kokës
  • Mund të shoqërohet me skuqje të syrit dhe lotim

 ​​​​​​​Dhimbjet e kokës kronike

Disa njerëz ndjejnë dhimbje koke të shpeshta, në disa raste mund të ndodh çdo ditë. Kur dikush ndjen dhimbje koke për më shumë se 15 ditë në muaj, në tre muajtë e fundit, konsiderohet si dhimbje koke kronike.

Dhimbja e kokës kronike nuk është një tip i veçantë dhimbjesh por një kategori që përmbledh tipe të ndryshme dhimbjesh.

​​​​​​​Diagnostikimi i dhimbjeve të kokës

Për diagnostikimin e dhimbjeve të kokës është e rëndësishme që gjatë vizitës me mjekun, të jepet një përshkrim i hollësishëm i dhimbjes, i cili shoqërohet me një ekzaminim fizik për të përcaktuar llojin e dhimbjes.

Në disa raste, mund të kërkohen teste imazherike shoqëruese, për të përjashtuar ose konfirmuar shkaqe të tjera të dhimbjes së kokes.

Dhimbja e kokës – kur duhet të konsultoheni menjëherë me një mjek:

Shumica e dhimbjeve të kokës nuk janë të rrezikshme për jetën. Por ju duhet të konsultoheni me një mjek menjëherë nëse:

  • Dhimbja shfaqet papritur dhe kthehet në një dhimbje shumë të fortë brenda pak sekondave apo minutash, aq sa mund të përshkruhet si “dhimbja më e fortë që keni ndjerë ndonjëherë”
  • Është dhimbje e fortë dhe shoqërohet me ngurtësim të qafës dhe/ose temperaturë
  • Shoqërohet me konvulsione, ndryshime personaliteti, konfuzion ose humbje të ndjenjave
  • Fillon shpejt, pas një aktiviteti të madh fizik ose pas demtimit të kokës
  • Kur shfaqet për herë të parë e shoqëruar me dobësi trupore, mpirje ose probleme me shikimin. /Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë