Hën, Kor 13, 2020
Banner Top
Banner Top
Kelmendi:  “Çka mendoni se sjellë rrezik më të madh?”, përgjigjet habisin!

E hëna e 29 Qershorit , shënoi edhe 122 raste të reja me Covid 19, duke e ngritur kështu numrin total të të infektuarve në 2799.

Mos zbatimi i rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë, çdo ditë e më shumë po rrit numrin e të infektuarve në nivel qendrorë në vendin tonë.

Megjithëse vendi është duke tentuar të shkojë drejt një normaliteti të ri, pas lirimit të masave, qytetarët sikur janë lodhur nga virusi.

Adriatik Kelmendi, Drejtor në Televizionin Klan Kosova, njëkohësisht autor i emisionit “Rubikon” përmes një Polli në rrjetin e tij personal në Facebook, në të cilën u përgjigjën rreth 3000 qytetarë, ngriti pikërisht këtë temë, me pyetjen
“Çka mendoni se sjellë rrezik më të madh?”

  1. Infektimi me Covid 19
  2. Kriza Ekonomike si pasojë e masave ndaj Covid 19

70% e qytetarëve u përgjigjen për për opsionin e dytë “Kriza ekonomike”

Më poshtë e gjeni edhe rezultatin, të cilin Zotëri Kelmendi po ashtu e publikojë në murin e tij në Facebook.

“Të pyetur mbrëmë se çka mendoni se sjellë rrezik më të madh, infektimi nga virusi Covid-19 apo kriza ekonomike si pasojë e masave ndaj Covid-19, plot 70% të respondetëve kanë thënë “kriza ekonomike”.
Kjo tregon se sa shumë janë lodhur qytetarët nga pandemia.
Mirëpo, është shumë e qartë se nëse vazhdohet me trendin e tashëm të infektimit, mund të hyjmë në ciklin e rritjes enorme eksponenciale, dhe pastaj vdekjet mund të jenë shumë të mëdha, si dhe sërish si pasojë mund të paraqesin rrezik ekonomik. Klinikat janë të stërmbushura, mjekët dhe personeli tjetër janë gjithashtu të rraskapitur nga puna e pandalshme tash e 4 muaj. /Familja Jone
Situata është serioze!”

Arkiva

Kategoritë