Sun, Dec 8, 2019
Banner Top
Katër mite mbi ciklin menstrual

Mitet mbi ciklin menstrual janë të shumta. Ka shumë e shumë legjenda që flasin se çfarë duhet apo nuk duhet bërë gjatë kohës së ditëve delikante.

Më poshtë do ua rendisim disa mite që nuk kanë asgjë të vërtetë:

Nuk duhet bërë dush – kjo nuk është fare e vërtetë. Disa vajza mund të mos bëjnë dush gjatë periodave pasi mendohet që do kenë më shumë gjakderdhje, por kjo nuk është fare e vërtetë. Madje një dush i ngrohtë mund të jetë shumë ndihmues, pasi mund të iu relaksojë muskujt dhe të lehtësojë dhimbjet e barkut.

Nuk duhet bërë not – as kjo nuk qëndron. Shumë njerëz mendojnë që kjo është keq për shëndetin e gruas, por nuk është e vërtetë. Madje noti mund të ndihmojë shumë në lehtësimin e dhimbjeve.

Nuk duhet ngjyrosur flokët – edhe ky është një mit. Shumë njerëz besojnë që ngjyra mund të ndikojë në disbalancën hormonale. Për këtë arsye shkencëtarët kanë bërë një hulumtim dhe kanë kuptuar që nuk ka fare ndikim nëse bëhet ngjyrosja e flokëve sa jeni në cikël.

Nuk është e mundur të ngelet shtatzënë – ky është një mit shumë i zakontë,por që nuk qëndron. Është e vërtetë që fertiliteti nuk është në pikën më të mirë gjatë periodave, pasi shancet më të mëdha për shtatzëni janë nga dita 12 deri në ditën 16. Por tek disa gra, cikli zgjatë 21 ditë e jo 28. Për këtë arsye është mit kur thuhet që nuk ka asnjë mënyrë që një grua të mbetet shtatëzënë gjatë ditëve të menstracioneve.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë