Enj, Tet 29, 2020
Banner Top
Banner Top
Kanceri i zorrës së trashë (kolorektal)

Shkruar nga: Dr. Visar ZekajInternist/ Gastroenterolog

Kanceri i zorrës së trashë është forma më e shpeshtë e kancerit në traktin gastrointestinal. Konsiderohet sëmundje multifaktoriale,si dhe me predispozitë të fuqishme gjenetike,faktorët e ambientit ( ekspozues) përfshirë dietat, si dhe sëmundjet inflamatore të traktit digjestiv fajësohen si shkaktar më të shpeshtë të paraqitjes edhe pse nuk dihet shkaku i vërtetë i paraqitjes. Modaliteti definitiv i trajtimit momentalisht mbetet ai kirurgjik. 

Epidemiologjia:
Kanceri kolorektal zë vendin e dytë për nga vdekshmëria , kurse vendin e tretë si lloji i kancerit më të shpeshtë në SHBA.

Shenjat dhe simptomat
Kanceri i kolonit zakonisht detektohet gjatë procedurave të zakonshme diagnostike . Gjendje tjera klinike qe bashkë shoqërohen me kancer të kolonit janë:
Anemia ferrodeficitare,
Gjakderdhjet nga rektumi,
Dhimbjet e barkut,
Ndryshimet ne ritmin e jashtëqitjes,
Obstruksioni ose përforcimi i zorrëve.

Gjetjet klinike përfshijnë:
Në stadet e hershme të sëmundjes: gjetjet jo specifike: ( plogështi,humbje peshe apo asnjëra).
Tek stadet e avancuara të sëmundjes: Tendosje e abdomenit, gjakderdhje makroskopike rektale (që shihet me sy), masa që preken gjatë palpimit në abdomen, hepatomegali (rritje e mëlçisë), grumbullim I lëngut të lire në hapësirën abdominale.

Diagnostifikimi
Gjetjet laboratorike që kanë rol të madh në diagnostifikim janë :
Hemogrami
Analizat biokimike dhe testet e funksionit të mëlçisë,
Antigjeni karcinoembrionik ne serum (Ca 19 9, CEA)
Imazheria diagnostifikuese mund të lehtësojë stadifikimin e sëmundjes, këtu hyjnë :
Radiografia e kraharorit,
CT e kraharorit
Imazheria me kontrast të bariumit
CT e barkut dhe pelvikut
Ultrazëri i barkut nativ dhe me kontrast,
MRI e barkut dhe pelvikut
PET skan
Procedurat tjera diagnostike përfshijnë:
Kolonoskopia
Sigmoidoskopia
Biopsia e lezioneve te dyshimta
Irigografia

Trajtimi:
Trajtimi kirurgjik është modaliteti i vetëm për trajtimin e kancerit të lokalizuar të zorrës së trashë. Resekcioni kirurgjik potencialisht është i vetmi opsion kurues për pacientet me metastaza të limituara në mëlçi apo në mushkëri. Opsionet kirurgjike përfshijnë :
Hemikolektomia e djathtë: tek lezionet në cekum apo në kolonin e djathtë.
Hemikolektomi e zgjeruar: tek lezionet ne kolonin proksimal, të mesëm apo transvers.
Hemikolektomia e majtë: për lezionet në fleksuren splenike apo në kolonin e majtë.
Kolektomia sigmoide, për lezionet e kollonit sigmoid.
Kolektomia totale abdominale me anastomozë ileorektale, te pacientët me kancer të kollonit forma hereditare jopolipoide, polipoza adenomatoze familjare, kanceri në zona të caktuara të zorrës së trashë, apo obstruksioni akut malinj i zorrës së trashë me etiologji të panjohur të segmentit të prekur.

Metodat tjera terapeutike te pacientët të cilët nuk janë kandidat për intervenim kirurgjik janë:
Krioterapia,
Ablacioni radiofrekuent,
Infuzionet hepatike arteriale me agjent kemoterapeutik,
Kemoterapia sistemike (5-Fluorouracili, Capecitabine, Tegafur, Oxaliplatin, Irinotecan, )në forma të ndara dhe të kombinuara.
Agjentët biologjik që përdoren në trajtimin e kancerit të zorrës së trashë janë: Bevacizumab(avastin), Cetuximab (Erbitux), Panitumumab (vectibix) etj. /Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë