Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Kanceri anal në rritje, ja statistikat

Në SHBA po shënohet rritje e numrit të rasteve me kancer anal.

Sipas mjekëve në këtë shtet, kjo sëmundje ka pësuar rritje në harkun kohor prej 14 vitesh. Bazuar në statistika, ngritja e numrit të rasteve me kancer anal në këto vite ka qenë 2.7 për qind, përderisa numri i të vdekurve ka pësuar rritje për 3.1 për qind.

“Shifrat janë rritur shumë shpejt”, shprehet autori i këtij studimi, Ashish Deshukh, për uebsajtin Today.

“Është shqetësuese. Tradicionalisht perceptimi ynë për këtë sëmundje ka qenë se është shumë e rrallë dhe nuk përhapet shpejt. Duket se e kemi lënë pas dore shumë”, shtoi ai.

Kanceri anal e përbën një lloj shumë të rrallë të kancerit për nga përhapja, mirëpo neglizhenca ndaj tij është e patolerueshme, pasi, sikur sëmundjet tjera, mund të përhapet shpejt kudo në botë sikurse në SHBA. /familjajone

Tags:

Lajme te ngjajshme

No Related Article

Youtube

Arkiva

Kategoritë