Mër, Tet 21, 2020
Banner Top
Banner Top
Kafeja – E mirë apo e dëmshme për shëndetin?

Përkundër asaj që mund të keni dëgjuar për kafenë, ajo ka shumë benefite. Është e pasur me antioksidantë duke reduktuar kështu rrezikun e shumë sëmundjeve.

Megjithatë, ajo gjithashtu përmban kafeinë, një nxitës që mund të shkaktojë probleme shëndetësore.

Kafja është e pasur me minerale të shumta ushqyese, si:

Vitaminë B2

Vitaminë B5

Vitaminë B1

Vitaminë B3

Mangan

Kalium

Magnez

Fosfor.

Në të vërtetë, dieta tipike perëndimore siguron më shumë antioksidantë nga kafeja se sa nga pemët dhe perimet e kombinuara.

Kafeina është substanca psikoaktive e konsumuar më së shpeshti në botë. Pijet joalkoolike, çaji dhe çokollata përmbajnë kafeinë, por kafja është burimi më i madh i saj.

Kafeina bllokon funksionin e një neurotransmituesi frenues (hormon i trurit) i quajtur adenozinë.

Duke bllokuar adenozinën, kafeina rrit aktivitetin në trurin tuaj dhe liron neurotransmetues të tjerë si norepinefrina dhe dopamina. Kjo zvogëlon lodhjen dhe ju bën të ndiheni më të vëmendshëm.

Studimet kanë treguar se personat të cilët e konsumojnë kafenë janë deri në 65% më pak të rrezikuar nga sëmundja e Alzheimerit. Parkinsoni është sëmundja e dytë më e zakonshme neurodegjenerative dhe shkaktohet nga vdekja e neuroneve dopaminë që gjenerojnë në tru.

Konsumimi i kafesë e ul rrezikun e Parkinsonit në 32-60%.

Diabeti i tipit 2 karakterizohet nga nivele të larta të sheqerit në gjak për shkak të rezistencës ndaj efekteve të insulinës. Kjo sëmundje e zakonshme është rritur dhjetë herë në disa dekada dhe tani ndikon mbi 300 milionë njerëz. Mirëpo, studimet e fundit tregojnë se konsumimi i kafesë mund të zvogëlojë rrezikun prej 23-67% të zhvillimit të kësaj gjendjeje.

Depresioni është çrregullimi mendor  dhe çon në një cilësi të reduktuar ndjeshëm të jetës. Në një studim të Harvardit, njerëzit që pinë kafe kanë qenë 20% më pak të rrezikuar nga rënia në depresion. Në një përmbledhje të tre studimeve, njerëzit që pinë katër ose më shumë gota kafe në ditë kishin 53% më pak gjasa për të kryer vetëvrasje.

Nga krejt kjo, nuk do të ishte e drejtë të flitet vetëm për të mirën pa përmendur të keqen. E vërteta është, ka ca aspekte negative edhe për kafenë, edhe pse kjo varet nga individi.

Konsumimi i kafeinës mund të shkaktojë ankth, gulçime të zemrës dhe madje sulme paniku. Nëse jeni i ndjeshëm ndaj kafeinës, shmangni kafenë krejtësisht.

Një tjetër efekt anësor i padëshiruar është se kafeja mund të prishë gjumin. Nëse ajo e zvogëlon cilësinë e tij, mos e konsumoni atë para se të shkoni në shtrat.

Kafeina gjithashtu mund të ketë efekte direkte në rritjen e presionit të gjakut, edhe pse këto zakonisht zhduken me përdorim të rregullt. Megjithatë, mund të vazhdojë një rritje e lehtë e presionit të gjakut prej 1-2 mm / Hg.

Një çështje tjetër me kafeinë është se ajo mund të çojë në varësi. Kur njerëzit konsumojnë rregullisht kafeinë, ata bëhen tolerante ndaj tij.

Mirëpo, edhe heçja dorë nga kafeina shkakton dëmin e vet. Fillojnë të shfaqen simptoma të tërheqjes, të tilla si dhimbje koke, lodhje  dhe nervozizëm, gjendje kjo që mund të zgjasë për disa ditë.

Ka disa gjëra që mund të bëni për të maksimizuar efektet e dobishme shëndetësore të kafesë. Më e rëndësishmja është që të mos shtoni shumë sheqer në të./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë