Mër, Mar 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Kafeja, e dëmshme apo e shëndetshme?

Kafeja daton që shumë kohë më parë si dhe fajësohet për shumë sëmundje – që nga ndalimi i rritjes e deri tek sëmundjet e zemrës.

Mirëpo hulumtimet e reja tregojnë se konsumimi i saj mund të ketë edhe përfitime shëndetësore.

Studimet e fundit nuk kanë gjetur në përgjithësi asnjë lidhje midis kafesë dhe një rreziku në rritje të sëmundjeve të zemrës ose kancerit. Në fakt, disa studime kanë gjetur një lidhje mes konsumit të kafesë dhe vdekshmërisë së përgjithshme të reduktuar dhe vdekshmërisë kardiovaskulare, megjithëse kjo mund të mos jetë e vërtetë tek njerëzit më të rinjë që pijnë sasi të mëdha të kafesë.

Studimet e mëparshme nuk kanë marrë gjithmonë parasysh se sjelljet e njohura me rrezik të lartë, të tilla si pirja e duhanit dhe pasiviteti fizik, kanë tendencë të jenë më të zakonshme tek ata që pijnë kafe. 

Studimet kanë treguar se nga kafeja mund të kemi përfitime shëndetësore, duke përfshirë mbrojtjen kundër sëmundjes së Parkinsonit, diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të mëlçisë, duke përfshirë kancerin e mëlçisë. Ajo gjithashtu përmirëson funksionin njohës dhe ul rrezikun e depresionit.

Sidoqoftë, hulumtimi duket se ka disa rreziqe. Konsumi i lartë i kafesë pa filtër është shoqëruar me ngritje të lehta në nivelet e kolesterolit. Përveç kësaj, disa studime zbuluan se dy ose më shumë filxhane kafeje në ditë mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës tek njerëzit me një mutacion gjenetik specifik – dhe mjaft të zakonshëm – që ngadalëson ndarjen e kafeinës në trup. Edhe pse kafeja mund të ketë rreziqe më të pakta në krahasim me përfitimet, mbani në mend se pijet e tjera, të tilla si qumështi dhe disa lëngje frutash, përmbajnë lëndë ushqyese që nuk ka kafeja. 

Gjithashtu, duke shtuar krem ​​dhe sheqer në kafen tuaj shtoni yndyrë dhe kalori – deri në qindra kalori në disa raste, dhe kjo nuk është aspak e shëndetshme!/Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë