Mër, Nën 25, 2020
Banner Top
Banner Top
Ju po harxhoni para kot me këto produkte

Gratë përdorin rreth 16 produkte kozmetike çdo ditë, kanë vërtetuar studimet.

Gjithsesi, këtu s’ka asgjë për tu habitur. Çdo ditë ne na duhet me çdo kush një produkt dhe si pa kuptuar kuleta fillon të zbrazet…

Me disa prej tyre jo vetëm që po harxhojmë paratë, por i bëjmë dëm dhe fytyrës sonë.

1. Vaji i kokosit u bë produkti më popullor për një kohë të gjatë. Vajzat nisën ta përdornin pothuajse për çdo gjë; si pastrues make up-i, hidratues, për flokët, qërpikët e çdo gjë tjetër. Për pak ,harruam se vaji i kokosit nuk është produkt universal dhe nuk funksionon për çdo lloj lëkure njësoj.

2. Acidet e fytyrës – Kur duan të kursejnë para, shumë zgjedhin të bëjnë peel-ing në shtëpi duke blerë produkte me përmbajtje acidesh. Por një procedurë e tillë duhet të bëhet vetëm nga një profesionist. Këto produkte supozohet të heqin shtresat e vdekura të lëkurës, kështu që gabimi më i vogël mund të shkaktojë rrezik madhor.

3. Mjetet për pastrimin e akneve – E njëjta gjë si me peeling kimik. Të tilla mjete nuk kryejnë asnjë funksion nëse nuk i përdorni siç duhet.

4. Kremrat anti-celulit – Pavarësisht çfarë thuhet për këto produkte apo sa shumë i duam ne ato, e vërteta është se kremrat anti celulit nuk funksionojnë. Celuliti varet nga gjenet dhe hormonet.

5. Scrub-i i buzëve – Shpesh herë scrub-i i buzëve është thjesht balsam buzësh me çmim më të lartë. Ju mund të bëni scrub me disa produkte të thjeshta në shtëpi dhe pa shpenzuar asgjë!

6. Produktet për majat e djegura të flokëve – Ja një produkt tjetër që thjesht po shpenzon paratë tona. Harrojeni të ketë një mënyrë tjetër për të shpëtuar nga majat e djegura përveçse t’i presim ato.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë