Mër, Mar 20, 2024
Banner Top
Banner Top
Ju ka rënë imuniteti? Këto janë arsyet kryesore!

Sistemi imunitar është ai që na mbron nga mikrobet pushtuese dhe substancat e ndryshme që mund të shkaktojnë sëmundje dhe probleme të tjera.

Nëse mekanizmi mbrojtës i trupit tuaj dobësohet,  ju jeni më shumë herë më të rrezikuar të prekeni nga të gjitha llojet e problemeve që lidhen me shëndetin, duke filluar nga ftohja e zakonshme tek kanceri vdekjeprurës.

Duke pasur një dietë të shëndetshme dhe jetë aktive ju mbani në top-formë sistemin tuaj imun.

Ndërkohë këto janë arsyet kryesore pse ju keni imunitet më të dobët.

Stresi kronik

Rrija e kortizolit (hormonit të stresit) ul nivelet e prostaglandinës. Prostaglandina rregullon presionin e gjakut, parandalon inflamimin dhe mbështet sistemin imunitar. Përpiquni sa më shumë të shmangni situatat stresuese dhe angazhohuni në aktivitete që ju qetësojnë si si yoga, masazhet, dëgjimi i muzikës, piktura etj.

Sasia e tepërt e alkoolit

Pirja e tepruar e alkoolit mund të zvogëlojë aftësinë e qelizave të bardha për të vrarë mikrobet.

Privimi nga gjumi

Është pikërisht koha kur ne flemë, momenti kur sistemi imunitar përpiqet të rigjenerohet dhe të përgatitet të mbrojë organizmin nga gjithçka që e dëmton.  Orët e pakta të gjumit me siguri do të dobësojnë mekanizmin tuaj të mbrojtjes. Ekspertët thonë se privimi i gjumit shkakton një reduktim të numrit të qelizave të bardha të gjakut, në veçanti qelizat T të sistemit imunitar që ju mbrojnë nga infeksionet.

Te qenët mbipeshë

Kilogramët e tepërt rrisin ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga problemet si sëmundjet e zemrës, goditjet, diabeti, kanceri dhe osteoartriti. POR ajo që nuk dini është se mbipesha gjithashtu ul imunitetin tuaj./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë