Hën, Tet 26, 2020
Banner Top
Banner Top
Ju ka ndodhur që thonjtë tuaj të marrin ngjyrë të kaltër? Kjo është arsyja

Ka raste kur pamja e thonjëve tanë të marrë një ngjyrë të çuditshme që anon nga e kaltra. Edhe pse nuk është e shoqëruar me ndonjë dhimbje ose probleme të tjera shëndetësore, kjo dukuri nuk është për t’u lënë mënjanë.

Sipas një artikulli të uebsajtit Healthline, ky ndërrim i ngjyrës paraqitet për shkak të mungesës ose sasisë së vogël të oksigjenit në qelizat tona të gjakut. Kjo mungesë e oksigjenit shkakton këtë ngjyrë të lëkurës nën thoin e gishtit të dorës, i cili merr pamje të kaltër në të purpurt.

Gjithsesi, ka edhe shkaqe të tjera të cilat mund të shkaktojnë këtë dukuri në thonjtë tanë. Sipas po të njëjtit burim, kjo pamje e gishtave tanë shkaktohet edhe nga prania e madhe e hemoglobinës në trupin tonë. Hemoglobina është përgjegjëse për transportimin e gjakut në trupin tonë.

Një arsyje tjetër mund të jenë edhe temperaturat e ulëta. Moti i ftohtë ndikon që enët tona të gjakut të ngushtohen, kësisoj edhe qarkulllimi i oksigjenit në majat e gishtave tanë bëhet në sasi shumë të vogla ose fare.

Është normale që gjatë të ftohtit gishtat tanë të kenë ngjyrë të kaltër, mirëpo nëse ngjyra e tyre nuk ndryshon paravarësisht temperaturës, ky është një lajmërim se diçka nuk shkon me trupin tonë. /familjajone

Arkiva

Kategoritë