Die, Jan 24, 2021
Banner Top
Banner Top
Jetëgjatësia është e lidhur me të pasurit një qen si kafshë shëpiake

Dy studentë të përkrahur nga Asociacioni Amerikan i Zemrës (AHA) dalin me një përfundim interesant lidhur jetëgjatësinë e njerëzve.

Studentët në fjalë gjetën një lidhje të fortë midis të pasurit një qen kafshë shtëpiake dhe të jetuarit gjatë, duke aluduar se faktori i parë ndikon në të dytin.

Në qoftë se mbani qen në shtëpinë tuaj, është e natyrshme të ndiheni më i shoqëruar, por nuk është vetëm kjo dhurata që mund të ju ofrojë qeni. Kërkimet nga Asociacioni Amerikan i Zemrës tregojnë se jetesa e gjatë dhe e shëndetshme, ndër të tjera, mundësohet nga qentë, sidomos te personat me probleme me zemër.

Për t’i argumentuar pohimet e ngritura, studiuesit u mbështetën e dy kërkime. I pari bazohet në të dhënat e Regjistrit Nacional Suedez të Pacientëve, për njerëzit e moshave 40-85 vjeç. Sipas këtij studimi, personat që janë pronarë të një qeni dhe që i kanë mbijetuar një sulmi në zemër, i kanë ulur shanset e vdekjes në 33 për qind përkundër personave që nuk posedojnë qen që gjasat e vdekshmërisë i kanë më të larta.

Studimi i dytë bazohet në të dhënat e pacientëve të spitalit Mount Sinai në Toronto. Duke i analizuar të dhënat e afro 3.8 milionë njerëzve, ato dolën në përfundim se, krahasuar me pacientët që nuk kanë qen, personat pronarë të ndonjë qeni kanë 24 për qind më pak shanse për të vdekur nga çfarëdo sëmundje, 65 për qind shanse më pak për të vdekur nga sulmi në zemër dhe 31% shanse më pak për të vdekur nga problemet kardio-vaskulare.

Pse ndodhë ky fenomen?

Studiuesit mendojnë se kjo lidhet me një sërë faktorësh të rëndësishëm si: shmangia e izolimit, rritja e aktivitetit fizik dhe rregullimi i presionit të gjakut.

“Ne e dimë se izolimi social ndikon keq në shëndet. Studimet e mëhershme tregojnë se pronarët e qenëve kanë mundësi të dalin më shumë dhe të shoqërohen me njerëz tjerë” shprehet studiuesi Tove Fall në një konferencë të organizuar nga AHA.

“Pos kësaj, ne e dimë se të pasurit një qen ndikon në shtimin e aktivitetit fizik, çka është shumë i rëndësishëm për shëndetin mental”, përfundoi Fall.

Të dhënat e Asociacionit Amerikan të Zemrës (AHA) tregojnë se adoptimi i një qeni është i mirë për shëndetin, nëse ju keni njohuri dhe kushte për t’i siguruar jetë të mirë qenit që merrni./FamiljaJone

Arkiva

Kategoritë