Pre, Nën 27, 2020
Banner Top
Banner Top
Jeni me diabet? 5 këshilla për këmbë të shëndetshme

Nëse jeni me diabet, ju e dini shumë mirë se sa e thjeshtë është të dëmtoni këmbët tuaja – edhe pa e kuptuar.

Dëmtimi i nervave nga diabeti mund të shkaktoj mpirje të ekstremiteteve. Kur niveli i glukozës në gjak është rritur, aftësia e trupit për të luftuar infeksionet dhe për t`u shëruar është e reduktuar. Një dëmtim i këmbës në personat diabetik, nëse nuk trajtohet në kohë, mund të kthehet në një problem të rëndë shëndetësor.

Se si duhet të kujdeseni për këmbët tuaja nëse jeni me diabet, e keni të përmbledhur në 5 pikat e mëposhtme:

1. Kontrolloni këmbët çdo ditë

Prekni dhe shikoni këmbët tuaja çdo ditë. Shikoni për pjesë të mundshme të dëmtuara ose të ënjtura. Pastrojeni pjesën e dëmtuar më ujë të pastër dhe sapun dhe mbulojeni me një garzë të pastër dhe të thatë. Nëse nuk mund të kontrolloni këmbët tuaja për shkak të çrregullimeve të shikimit, kërkoni qe një familjar ta bëj këtë. 

2. Mbani këmbët e pastra dhe këpucë të rehatshme

Lani këmbët çdo ditë në ujë të ngrohtë. Thajini këmbët me kujdes, kryesisht në zonën ndërmjet gishtave. Përdorni krem hidratues çdo ditë dhe kujdesuni që këmbët të jenë të thata. Vishni këpucë të rehatshme dhe çorape më material të përshtatshëm për të mos irrituar këmbët.

3. Asnjëherë mos ecni këmbë zbathur

Në verë, tundimi për të ecur këmbë zbathur në shtëpi apo në plazh mund të jetë i madh. Por asnjëherë nuk duhet ta bëni këtë. Edhe një dëmtim fare i vogël në këmbë mund të kthehet në një problem shëndetësor të rëndë në vazhdim. Mbani gjithmonë një palë shapka pranë krevatit dhe në plazh.

4. Kryeni matje të glicemisë

Kujdesuni që vlera e glicemisë të jetë sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Sipas rekomandimeve, vlera e glicemisë esëll duhet të jetë më pak se 130 mg/dl dhe 2 orë pas ngrënies 180 mg/dl.

Për të arritur këto vlera kujdesuni për dietën tuaj, duke i reduktuar sasinë ë karbohidrateve dhe nëse merrni medikamente për diabetin, sigurohuni që t`i merrni ato sipas rekomandimeve të mjekut.

5. Trajtoni dëmtimet e këmbës menjëherë

Nëse keni pësuar një dëmtim në këmbë, trajtimi i menjëhershëm është çelësi për rezultate të mira. Nëse pas pastrimit që mund t`i keni bërë në shtëpi, vëreni se pas një dite nuk ka përmirësim të dukshëm, duhet të kontaktoni mjekun tuaj. 

Mos u përpiqni të vet-mjekoheni me barna pa recetë të cilat mund të jenë të përshtatshme për persona jo diabetikë, në diabatikë mund të kenë efekt irritues. 

Në një person me diabet, nëse një infeksion nuk mjekohet në kohë, mund të jenë të nevojshëm antibiotik oralë dhe nëse situata kthehet në më serioze, mund të jetë i nevojshëm hospitalizimi me antibiotikë intravenoz dhe kirurgji. Në rastet më të agravuara, infeksionet e pa trajtuara të këmbës mund të çojnë në amputim të këmbës.

Nëse ju ose një i afërm i juaj vuan nga diabeti, kërkoni një vlerësim nga endokrinologu. /Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë