Hën, Mar 8, 2021
Banner Top
Banner Top
Jeni ftohur? Atëherë mos pini ilaçe!

Me ndryshimin e stinëve, dihet se gripi dhe e ftohura janë sëmundjet më të zakonshme.

Dhimbjet e fytit, kokës, trupit, temperatura janë disa nga shenjat më të zakonshme të gripit sezonal.

Dhe ajo se çfarë një person bën pasi të preket nga gripi, është të shkojë në farmasi dhe të blejë ilaçe. Mirëpo, disa studime kanë vërtetuar se jo çdo herë duhet vepruar ashtu.

Së pari, duhet të shtriheni për të pushuar në mënyrë që organizmi juaj ta luftojë infeksionin.

Një studim i publikuar së fundmi ka vërtetuar se njerëzit të cilët flenë gjumë gjatë kohës që janë të sëmurë, pasi që zgjohen ndihen më mirë. E kjo për shkak se gjumi i lejon qelizat që luftojnë infeksionin ta kryejnë më mirë punën e tyre. Gjatë kohës kur ju jeni ë gjumë, qelizat janë më aktive, prandaj ju bëjnë të ndiheni më mirë./Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë