A keni menduar ndonjëherë që personaliteti juaj varet nga ajo se a jeni fëmija i parë, i mesëm apo i fundit?
Kelvin Leman, autori i librit ‘’The Birth Order Book: Why Are the Way You Are’ – argumenton që kjo gjë jo vetëm është determinues për personalitetin tuaj, por edhe për mënyrën se si ju do të silleni me prindërit tuaj.
Fëmija më i madh
Personaliteti
Fëmijët më të mëdhenj kryesisht kanë tendencë të kenë aftësi lideri dhe të arrijnë qëllime të rëndësishme në jetë. Falë këtyre karakteristikave, fëmijët e parë mund të bëhen të suksesshëm në karrierë dhe në jetën personale.
Fëmijët më të mëdhenj kanë nivel më të lartë të përgjegjësisë.
Fëmija i dytë
Personaliteti
Këta zakonisht e luajnë rolin e paqeruajtësit në familje, pasi kur fëmija i tretë vjen në jetë, ata duhet të mësojnë të negocioojnë dhe të bëjnë kompromise.
Falë aftësive negociuese, fëmijët e mesëm kanë më shumë miq.
Fëmijët e mesëm, janë më fleksibil.
Fëmija i tretë
Personaliteti
Fëmija më i vogël i familjes ka më shumë liri se sa fëmijët e tjerë, dhe si rezultat i kësaj ata janë më të pavarur dhe me shumë vetëbesim.
Zakonisht fëmijët më të vegjël të familjes janë ‘shpirt i lirë’.
Si fëmija më i vogël i familjes, zakonisht ata nuk janë shumë të përgjegjshëm.