Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Java Botërore e Ushqyerjes me Gji

Java Botërore e Ushqyerjes me Gji organizohet çdo vit në 1-7 gusht, dhe synon rritjen e ndërgjegjësimit, mbrojtjes, promovimit dhe mbështetjes së ushqyerjes me gji në mbarë botën.

Ushqyerja vetëm me gji në gjashtë muajt e parë të jetës njihet tashmë për përfitimet e jashtëzakonshme që ka si te nëna ashtu dhe fëmija. Ajo i siguron foshnjës elementet e nevojshme për mirërritjen dhe mbrojtjen nga një sërë sëmundjesh si pneumonia, leucemia apo obeziteti, si dhe ndihmon në uljen e rrezikut për zhvillimin e kancerit të vezoreve, të gjirit dhe diabetit te nëna.

Në shumë vende të zhvilluara, ushqyerja me gji mbetet në nivele relativisht të ulëta, pavarësisht rekomandimeve të ndryshme lidhur me ushqyerjen me gji. Kjo ndodh për shkak të shumë faktorëve si: investimet për prodhimin dhe shitjen e zëvendësuesve të qumështit të gjirit; presioni financiar për t’u rikthyer në punë pas lindjes, bashkë me paragjykimet dhe kundërshtimet për ushqyerjen me gji në publik; zgjedhja e shumë grave për mosushqyerjen me gji, si një opsion më i lehtë.

Fakte:

  • Çdo foshnjë dhe fëmijë ka të drejtën për t’u ushqyer mirë, bazuar në “Koventën e të drejtave të fëmijës”.
  • Nënushqyerja është e lidhur me 45% të vdekjeve të fëmijëve.
  • Në vitin 2016, 155 milionë fëmijë nën 5 vjeç kishin mbetur të shkurtër për moshën, 52 milionë ishin të dobët për gjatësinë, dhe 41 milionë ishin mbipeshë apo obezë.
  • Vetëm rreth 40% e foshnjave 0-6 muaj në mbarë botën ushqehen eskluzivisht me gji.
  • Në shumë vende, pak fëmijë të moshës 6-23 muaj marrin ushqyerjen e përshtatshme plotësuese.
  • Rreth 820 000 jetë fëmijësh nën 5 vjeç mund të shpëtohen nëse çdo fëmijë do të ushqehet në mënyrë optimale me gji 0-23 muaj.
  • Ushqyerja me gji përmirëson koeficientin e inteligjencës, siguron performancë më të mirë në shkollë dhe të ardhura më të mira në vitet mëvonshme.

Youtube

Arkiva

Kategoritë