Mër, Mar 3, 2021
Banner Top
Banner Top
“Japonezët kundër takeve në vendin e punës”

A duhet gratë të jenë të detyruara të mbathin take në punë? Yumi Ishikawa, një aktore nga Japonia, mendon që jo.

Ajo madje ka mbledhur mbi 30 mijë nënshkrime të grave në një peticion ‘kundër detyrimit për take në vendet e punës’.

Ishikawa, ka një punë me orar të shkurtuar, që e detyron të mbath take për shumë orë. Sipas saj, ky detyrim është i dhimbshëm. Pasi taket janë të mundimshme.

Aktorja ka treguar se si i erdhi ideja që të kërkojë ndalimin e një detyrimit të tillë.

“Një ditë në punë ia vura re këpucët një kolegut tim. Atëherë e kuptova se sa më e lehtë do të ishte për mua nëse do kisha mundësi të mbathja këpucë të sheshta”, shprehet Ishikawa.

Ajo e filloi një iniciativë në rrjete sociale dhe po ka një përkrahje masive nga gratë. E frymëzuar nga hashtag-u “MeToo”, ajo është duke e bërë fushatën nën titullin “KuToo” -që janë dy fjalë japoneze njëra do të thotë këpucë e tjetra dhimbje.

Përdorimi i takeve për një periudhë të gjatë nga gratë, mund të shkaktojë shumë probleme. Kjo fushatë për të larguar ‘detyrimin që kanë gratë japoneze për të mbathur taka në punë’, nuk është kundër këpucëve të larta në tërësi. Iniciatorja ka treguar, që është kundër detyrimit për t’i mbathur ato. /Familja Jone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë