Mër, Tet 28, 2020
Banner Top
Banner Top
Jam shtatzënë, a guxoj të udhëtoj me aeroplan?

Shkruar nga Drita Kabashi – Gjinekologe

Çdo shtatzëni dallon nga njëra tjetra, madje edhe dy shtatzëni të një gruaje nuk janë të njëjta, megjithatë preferohet që udhëtimet e gjata e aeroplanë të bëhen në tre mujorin e dytë të shtatzënisë, pra nga java e 14 deri në javën e 27.

Pse në tre mujorin e dytë?

Sepse shumica e grave kohën e mundimeve dhe të vjellave i kalojnë sapo përfundojnë tre mujorin e parë. Madje kjo konsiderohet si një ndër fazat kur femrat janë më energjike se çdo herë, prandaj duhet shfrytëzuar si një mundësi e mirë udhëtimi pa bagazhe të mëdha, karroca, pelena e ushqime bebesh.

Çka nëse duhet të udhëtojmë në tre muajt e parë të shtatzënisë?

Nëse domosdoshmërish do të udhëtoni, është e obligueshme që fillimisht të konsultohet gjinekologu juaj, në mënyrë që të shikohet mirë gjendja juaj dhe e frytit nëse janë të gatshme për atë udhëtim e sidomos nëse ju jeni tip diabetik, ose vuani nga tensioni i lartë, apo ndonjë shenjë gjakderdhjeje, mund të shkaktoni lindje të parakohshme apo abort.
Ka raste kur fluturimi rrit rrezikun për ndonjë trombozë apo zgjerim të venave.

A është e nevojshme të njoftojë kompaninë e fluturimeve për shtazanin time?

Shumë kompani fluturimesh në mbarë botën nuk i lejojnë gratë shtatzëna pas javës së 27 të udhëtojnë, ndërsa disa të tjera i lejojnë deri në javën e 36.
Kështu që asnjëherë mos harroni të informoni kompaninë tuaj të fluturimit që jeni shtatzënë duke ua dokumentuar me udhëzimin e gjinekologut tuaj. Në raste të tilla nëse ju keni ndonjë komplikim, kompania është e përgatitur për të iu dhënë ndihmën e parë.

Skanimi nëpër detektorë të Aeroporteve a është i dëmshëm për mua apo frytin?

Detektorët e metaltë nëpër aeroporte janë të pa dëmshëm për bebin tuaj, sepse lirojnë frekuencë shumë të ulët të fushës magnetike, kështu qe nuk ka vend për shqetësim.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë