Mar, Jan 26, 2021
Banner Top
Banner Top
JA SI E PËSOI KIRURGU DR. LUAN JAHA GJATË LUFTËS VETËM PSE I MJEKONTE TË PLAGOSURIT


ËSHTË NJË HISTORI E DHIMBSHME

– Dr. Luan Jaha drejtoi një klinikë afër Rahovecit. Në korrik të vitit 1998, Rahoveci ishte vendi i ofensivës së parë të madhe të UÇK-së. Gjatë luftimeve, Dr. Jaha, bashkëshortja e tij Vlora (një pediatre) dhe dy fëmijët e tyre të vegjël ikën në Malishevë ku Dr. Jaha u kujdes për të sëmurët dhe për të plagosurit në një objekt të improvizuar/ më 17 gusht 1998 deri sapo kthehej në Rahovec ai ishte vënë re nga një polic i cili një herë kishte qenë pacient i tij. Dr. Jaha ishte vënë nën pranga, ishte marrë në arrestim dhe ishte sjellë në stacionin e policisë në Prizren. Ai ishte marrë në pyetje në lidhje me aktivitetet e tij, ishte akuzuar për organizimin e shërbimeve mjekësore të UÇK-së dhe për marrjen e pengjeve serbe në ambulancën e tij në Rahovec. Kur Dr. Jaha i kishte mohuar akuzat ai ishte rrahur me shkopinj gome dhe një thes plastike i ishte hedhur mbi kokë për ta mbytur. Pastaj ai ishte dërguar në një qeli të vogël me 20 deri 30 të burgosur tjerë. Atyre u ishte dhënë pak ujë dhe ushqimi ishte shumë i pakët: çaj dhe supë tri herë në ditë. Një kovë shfrytëzohej si pajisje e banjës.
Gjatë të tri ditëve të ardhshme, ai ishte marrë në pyetje në lidhje me aktivitetet e tij. Ai po ashtu ishte pyetur për emrat e mjekëve tjerë të cilët punonin në atë rreth. Për shkak të mohimit ishte rrahur me shkopinj gome në duar, në këmbë dhe në shputa duke i shkaktuar hematoma dhe humbje të vetëdijes pas zënies së frymës me thes plastike.
Pas kërkesës për vizitë mjekësore, ju kishte lejuar një vizitë të mjeku në Prizren. Nga mjeku kishte kërkuar t’i lëshohej vërtetimi me shkrim se ai ishte torturuar nga policia. Mjeku kishte refuzuar. Dr. Jaha gjithashtu kishte kërkuar analgjetikë dhe sedativë të cilat po ashtu ishin mohuar. Ai ishte dërguar në gjykatë për t’i dëgjuar akuzat e hetuesve ku avokati i Dr. Jahës i kishte thënë gjykatës se klienti i tij ishte rrahur.
Dr. Jaha kishte raportuar se sesionet e torturës kishin ndodhur çdo natë jashtë qelive dhe korridoreve të burgut. Çdo natë, të burgosurit ishin marrë jashtë qelive një zonë ku ai mund t’i dëgjonte serbët duke kënduar këngë patriotike dhe duke folur. Ai kishte ndjerë erën e mishit të fërguar. Gjithashtu kishte dëgjuar britma dhe zëra të cilat ai kishte menduar se vinin nga rrahjet e të burgosurve.
Pas një muaji e gjysmë, Dr. Jaha ishte liruar dhe të gjitha akuzat për terrorizëm të ngritura ndaj tij ishin hedhur poshtë.

Arkiva

Kategoritë