Sht, Tet 24, 2020
Banner Top
Banner Top
Ja kur trupi shpenzon më shumë kalori!

Njerëzit shpenzojnë shumë kalori gjatë gjumit të pasdites sesa gjatë gjumit të natës, ka treguar një hulumtim i ri. 

Hulumtimi i publikuar në revistën Current Biology ka treguar që me pushimin gjatë pasdites së vonshme apo herët në mbrëmje, trupi ynë djeg 10 për qind më shumë kalori në krahasim me orët e mëngjesit.

Nga ana tjetër, ata të cilët punojnë gjatë natës apo bëjnë jetë të parregullt të cilët bëjnë pak gjumë, janë më të prirur të shtojnë peshë në krahasim me ata të cilët kanë gjumë cilësor dhe të rregullt.

Hulumtuesit studimin ia kanë nënshtruar shtatë personave një muaj në laborator pa dritare apo orë, në mënyrë që të vërejnë ndryshimet në metabolizëm pa ndikim të shprehive ushqimore dhe aktiviteteve.

Këtyre personave u është ndaluar qasja në internet dhe në përgjithësi në telefona, ndër të tjera, çdo mbrëmje kanë shkuar të flenë gjumë katër orë më vonë sesa nata e mëparshme. Besohet që rezultatit të këtillë i kontribuon temperatura e ulët trupore gjatë gjumit të natës.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë