Sht, Jan 16, 2021
Banner Top
Banner Top
Italia regjistron 255 raste të reja me koronavirus, 30 persona humbin jetën

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 255 raste të reja me Covid-19. Kështu, numri total i të infektuarve në vend rritet në 239,961.

Po ashtu, autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan se brenda ditës u regjistruan edhe 30 viktima, tre më shumë se një ditë më parë.

Nga ana tjetër, nga spitalet deri më tani janë nxjerrë 187,615 persona, prej të cilëve 890 vetëm në 24 orët e fundit.

Kurse, pacientë të shtruar në spitale raportohet të jenë 1,356, 159 më pak krahasuar me një ditë më parë, prej të cilëve 105 janë në terapi intensive.

Arkiva

Kategoritë