Mër, Mar 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Italia gati të testojë ilaçin e efektshëm ndaj Covid-19

Prej disa ditësh në Napoli po zhvillohen disa teste për një medikament të quajtur Tocilizumab, e cila mund të ndihmojë në kurimin e COVID-19.

Nga disa teste paraprake në Napoli ka pasur rezultate pozitive. Mjeku Behar Çakorja në Itali, shprehet për Ora News se këto teste do të vijojnë më nga dita e nesërme në 200 persona të infektuar në zonën e Lombardisë.

Këtë medikament e ka edhe Shqipëria, që nëse ajo rezulton sukses nga testimet në Itali, mund të përdoret gjerësisht edhe në vendin tonë.

Çakorja shprehet se Italia e nënvlerësoi përhapjen e koronavirusit në fillim, dhe se nuk i ndërmori masat në kohë.

Çakorja: Tocilizumab është një antitrup monopneumal që përdoret për artritin reumatizmal dhe bllokon një molekulë që përhapet gjerësisht në një situatë inflamacioni. Është vënë re që edhe në patogjenezën nga ky koronavirus ka një fortunë të tilla nga kjo molekulë. Dhe në përgjithësi mjekët në Napoli kanë eksperimentuar me të me rezultate premtuese por në pacientët që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Agjencia italiane e ilaçeve do nisë nga nesër një studim në 200 pacientë që janë shtruar në infektiv në Lombardi duke përdorur këtë ilaç. Ai përdoret në pacientë që janë në gjendje të rëndë. Në Napoli ka pasur një rezultat shumë premtues. Egziston edhe në Shqipëri, shtëpia farmaceutike në Itali do ta kalojë falas. Po e përdorim në 4 persona dhe ne e rekomandojmë por ne do të presim një studim më të thellë në këtë medikament dhe më pas do të shohim rezultate.

Të dhënat mbi vdekshmërinë janë shumë të frikshme, janë një rezultat i virusit tek  pacientët që janë shtruar 3 javë më parë. Vdekshmëria në moshën mbi 80 vjecc është 7 përqind, në moshën 65-80 vjecc është 3.4 përqind dhe nën 40 vjecc vdekshmëria është 0.2 përqind. Ne momentalisht kemi anuluar të gjitha vizitat ambulatoriale përveç rasteve urgjente. Ne zbatojmë të gjithë masat e marra nga qeveria në Itali prej 8 marsit. Ka pasur një rënie të diagnostikimit gjatë ditëve të fundit. Nga 40 përqind që ishte në fillim tani ka rënë në 17 përqind. Në ditët e para kishte nënvlerësim të situatës. Duhet të ishin marrë masat që në fillim. Në një vend si Shqipëria ku sistemi sanitar ka probleme të dukshme, duhet t’i japim kohë për të luftuar sëmundjen. /Familja Jone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë